Për Setien, Griezmann është i paprekshëm

0
Gjigandi

Griezmann nuk largohet nga 11-shja e Barcelonës

Për trajnerin e Barcelonës, Quique Setién, sulmuesi që po kritikohet shumë, Antoine Griezmann, “është i paprekshëm”.

Griezmann nuk po tregon atë formën që kishte te Atletico Madridi, apo paraqitjet që bën te Franca, por Setien ka besim te 28-vjeçari dhe do të jetë gjithmonë titullar.

“Griezmann është i padiskutueshëm. Ai ka luajtur që kur është këtu. Tani ka më shumë lojtarë dhe duhet të shpërndahen më shumë minuta për të gjithë. Griezmann është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës sepse është një lojtar i rëndësishëm për këtë klub”, tha Setien.

Me këtë trajneri e konfirmoi se Griezmann do të startojë edhe të martën mbrëma kundër Leganes, para sulmuesit të preferuar të tifozëve, Martin Braithwaite.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu