Tërmet në Shqipëri, lëkundjet shumë afër sipërfaqes së tokës

0
Gjigandi

Lëkundjet e tokës kanë zgjuar banorët e disa Tiranës dhe Durrësit në mesnatën e sotme.

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Richter sipas qendrës europiane EMSC, e ka patur thellësinë vetëm 2 kilomentër, ndaj edhe lëkundjet janë ndjerë shumë.

Raportohet se epiqendra ka qenë vetëm 28 kilomentër larg kryeqyteti dhe vetëm 9 kilometër nga Mamurrasi.

Ndërkohë ka patur edhe paslëkundje, por nuk janë ndjerë për shkak të magnitudës së vogël.

RonaTyra

Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre për shkak të frikës që ka lënë pas tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu