“Të gjithë jeni lëpirësa”/ Deputeti nxjerr nga xhepi lolipop, ironia e Ruçit: Atë që nxore mbaje në gojë ose…

0
Gjigandi

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni teksa ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, i ka quajtur deputetët socialistë, lëpirësa.

Në këtë kuadër, Gjoni nxori nga xhepi dy lëpirëse dhe i vuri mbi foltore.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se Gjoni ka të drejtë t’i mbajë lëpirëset në xhep ose në gojë është e drejta e tij, por ato që nxori nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren.

“Ndaç në xhep ndaç mbaji në gojë është e drejta jote. Unë korrigjoj çfarë nxjerr nga goja, jo çfarë fut. E ato që nxore nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren. Të kujtoj që koha e debatit është për veprimtarinë vjetore të KQZ, nëse ke gjë vazhdo, nëse do vazhdosh ashtu do të ndërpres fjalën”, tha Gjoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu