Ekspertët po këshillojnë të mos lani gjësendet ushqimore. Në vend të kësaj, ata po rekomandojnë që të pastroni duart tuaja më shpesh.
Edhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA po rithekson se nuk ka ndonjë rrezik të vërtetë për t’u marrë virusin në atë mënyrë.
“Ne duam t’ju sigurojmë se aktualisht nuk ka asnjë dëshmi që koronavirusi mund të shpërndahet përmes paketimeve ushqimore”, njoftuan ata.
Jamie Lloyd Smith është një nga shkencëtarët që ka punuar në studime të shumta për të analizuar se sa kohë Covid-19 mund të ngelë në sipërfaqe të ndryshme.
Përkundër faktit që hulumtimi i tij zbuloi se virusi mund të jetojë në karton deri në 24 orë dhe metal dhe plastikë për dy deri në tre ditë, Lloyd Smith nuk rekomandon që të dezinfektohen gjërat që blihen nga marketet.
Studiuesit, kanë bërë me dije se virusi vdes shpejt në paketime të ndryshme.