Studim: Ibuprofeni mund ta përkeqësojë koronavirusin dhe ta rrisë rrezikun nga vdekja

0
Gjigandi

Sipas një hulumtimi, ibuprofeni dhe ilaçet anti-inflamatore që përdoren kundër dhimbjes mund t’ua shtojnë rrezikun nga vdekja pacientëve të infektuar me koronavirus.

Studimi i kryer në Korenë Jugore, gjatë të cilit u hulumtuan vdekjet dhe ndërlikimet e pacientëve me koronavirus, ilaçet e zakonshme që përdoren kundër dhimbjeve e rrisin rrezikun nga vdekja për 65 për qind te këta pacientë.

Në bazë të rezultateve të këtij hulumtimi, ilaçet anti-inflamatore josteroidale mund ta rrisin rrezikun për ndërlikime në zemër dhe veshka deri në 85 për qind, shkruan “Daily Mail”.

Për këtë studim, shkencëtart në Universitetin Sungkyunkwan në Seul të Koresë Jugore i përfshinë 1,824 pacientë me Covid-19.

Ilaçet kundër dhimbjes, siç është ibuprofeni, përdoren shpesh për t’i lehtësuar dhimbjet e kokës, dhimbjet në muskuj, kundër gripit, ftohjes dhe artritit.

RonaTyra

Kjo nuk është hera e parë që hulumtimet shfaqin lidhje mes këtyre substancave, por organet shëndetësore në Britani thonë se nuk ka dëshmi se ilaçet anti-inflamatore josteroidale paraqesin rrezik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu