Frika nga sëmundja COVID-19, qëndrimi i gjatë mbyllur, pasiguria për punën, kanë ndikuar që të rritet stresi në organizëm dhe ballafaqimi me ankthin poashtu. Sipas studimeve të fundit, kjo ka ndikuar që të shtohet edhe shprehia e shtrëngimit të dhëmbëve, që njihet si bruksizmi.
Është konstatuar se shtrëngimi i dhëmbëve, lidhet ngushtë me stresin, ankthin, frikën dhe zemërimin. Të paktën një në njëzetë persona janë të prekur nga kjo dukuri dhe vetëm një pjesë e tyre janë të vetëdijshëm se i shtrëngojnë dhëmbët. Pra kjo dukuri, jo gjithmonë ka simptoma.
Duke qenë se kjo ngjanë në shumicën e rasteve gjatë kohës së gjumit, shumë persona zgjohen në mëngjes me dhimbje të nofullave, dhëmbëve, fytyrës dhe kokës. Shumë raste e vet-vërejnë se po i shtrëngojnë dhembët në gjumë, kjo për faktin se mund të ndikojë në prishjen e gjumit.
Disa pacientë vërejnë një mpirje të lehtë të nofullave, sidomos në mëngjes. Shumica e kuptojnë pasi ta shohin se kanë ndryshime në strukturën e dhëmbit.
Kjo dukuri mund të shkaktojë shumë dëme, duke filluar me cilësinë e gjumit. Poashtu dhëmbët abradohen (harxhohen) ato preken nga erozioni (gërryeja) që çon deri tek dëmtimi i shtresës mbrojtëse të dhëmbëve (smalti) dhe më këtë rast aty rritet ndjeshmëria dhe rrezikohet më tepër nga sëmundjet e dhëmbit, si kariesi, ndezja e indeve të dhëmbit që mund të ju çoj në nevojën e terapisë së shërimit të rrënjës me kanale apo edhe më keq kur dhëmbët zvogëlohen, bëhen të hollë dhe të dobët.
Shumë shpejtë mund të vije të thyerja apo dhe humbja e plotë e tyre. Si pasojë, mund të ndryshojë edhe forma e kafshimit e cila është shumë e rëndësishme në procesin e të ushqyerit.
Përveç që dëmtohen dhëmbët, dëmtohet edhe aparati mbështetës i dhëmbit që janë kocka, rrënja e dhëmbit, gingiva apo mishrat e dhëmbëve dhe fijet parodontale.
Me dëmtimet e aparatit mbështetës mund të vjen deri të luhatja e dhëmbëve dhe si pasojë mund të kemi paradontozë të dhëmbëve. Poashtu bruksizmi ndikon edhe në lodhjen e nyjës temporomandibullare (nyjës së nofullës) dhe bënë që këtë lodhje ta ndjej edhe gjatë ditës.
Kur kjo dukuri është e ndërlidhur shumë me stresin dhe ankthin. Me raste, rekomandohet terapia e sjelljes dhe njohjes. Kjo është një terapi afatshkurtër që kombinon teknikat e terapisë së sjelljes me ato të terapisë së njohjes dhe bëhet nga profesionistë tjerë shëndetësorë.
Në klinika stomatologjike, ekzaminohet ndikimi i bruksizmit në shëndetin oral dhe mund të duke u analizuar radhitja e rregullt e dhëmbëve, pozita e dhëmbëve, madhësia, forma por edhe pozita e nofullave.
Në shumicën e rasteve, përgatitën plastika individuale mbrojtëse (splinta) që të mbahen gjatë natës me qëllim të bëhet mbrojta e dhëmbëve dhe u rekomandohet teknika të menaxhimit të stresit dhe konsultime me profesionistët. Poashtu mund të rekomandohen ushtrime të relaksimit të muskujve dhe higjienën e gjumit.