Situata pas Shembjes së Teatrit, Presidenti Meta thërret në takim opozitën e bashkuar

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një takim opozitën e bashkuar.

Burime për Ora News bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet nesër në Pallatin e Brigadave.

Në takim do të jetë Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë situata e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Presidenti Ilir Meta ka dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si akt barbar dhe shkombëtarizues.

Nga ana tjetër edhe opozita ka deklaruar se do të jetë në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe do të mbështesë çdo protestë qytetare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu