Si ta ngremë kolesterinën ‘e mirë’?

0
Gjigandi

Kolesterina nuk është i gjithnjë e keqe. Në fakt, tipi i densitetit të lartë lipoproteinë HDL, ndihmon pastrimin e kolesterinës së dëmtuar në gjak.

Kjo substancë është një përbërës i rëndësishëm i mureve tona qelizore. Përpos kësaj kolesterina nxit prodhimin e hormoneve të ndryshme dhe të vitaminës D, e cila është e domosdoshme për ndërtimin e kockave.

Më së shumti për kolesterinë ka nevojë mëlçia, për prodhimin e acideve biliare, të cilat, si pjesë përbërëse të fshikës së tëmthit,
rrjedhin përmes kalimeve të saj në drejtim të zorrëve, ku ndihmojnë në tretjen e yndyrave ushqimore.

Mjekët sugjerojnë këta hapa për ngritjen e HDL-së:

Ushtrimet

RonaTyra

Studimet kanë treguar se 30 minuta ushtrim aerobik në pesë ditë të javës, kanë shumë efekt. Në fakt, kolesterina HDL mund të rritet për 5 për qind vetëm pas dy muajve të ushtrimeve të rregullta.

Mbani peshë të shëndetshme

Nëse keni peshë të tepruar trupore, humbja, madje edhe e disa gramëve, mund t’ju ndihmojë – veçanërisht nëse kjo trashësi sillet rreth barkut!

Mos pini duhan

Pirja e duhanit ul kolesterinën e mirë HDL si dhe mund të shkaktojë ndryshime kimike. Hiqni dorë prej tij, shkyçeni njërin prej
armiqve më të mëdhenj të metabolizmit tuaj yndyror dhe përgjithësisht për zemrën tuaj dhe për enët tuaja të gjakut!

Ushqehuni me yndyra të shëndetshme. Peshku, arrat, farat, avokadoja dhe vaji i ullirit janë të pasura me yndyra të cilat mund të rrisin HDL-në si dhe të kontrollojnë pezmatimin në enët e gjakut.

Mënjanoni yndyrat që dëmtojnë

Ushqehuni me bukë nga drithërat, me fruta pemësh, perime.

Disa studime tregojnë se boronicat e kuqe gjithashtu mund të ndihmojnë në ngritjen e HDL-së tek disa njerëz.

Mos pini alkool

Rekomandimet aktuale janë që të mos konsumohen më shumë se një gotë në ditë për gratë, ndërsa një deri në dy gota për meshkujt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu