Shehi: Teatrin e shembi Rama, të tjerët janë fakirë që u përdorën prej tij

0
Gjigandi

Ish-deputeti Dashamir Shehi thotë se përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar është vetëm kryeministri Rama.

Për Rtv Ora,  Shehi thotë se të gjithë të tjerët janë thjesht fakirë që përdoren prej tij.

Shehi: Debati është i natyrës publike dhe politike. Atë e ka shembur Edi Rama, ato të shkretët janë fakirët që janë përdorur. Gjysma e tyre nuk kanë dashur ta firmosin por e firmosin prej interesit dhe frikës.Një ditë të bukur po të ketë shtet dhe prokurori fillojnë dhe i deklarojnë ata se kush i urdhëroi, si është historia. Ky është kryekuzhinieri i kësaj çorbe, ai pastiçieri është hallexhi.Këta janë treguar të gatshëm. Kur shteti bëhet i dhunshëm do të presim dhe nga këto. Shtëpitë që shemben poshtë e përpjetë me këto njerëz shemben, pronat që shpërndahen. Është frymë që e ka futur Rama, ka mbaruar administrata publike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu