Rritja e rasteve me Covid-19, policia apel qytetarëve: Respektoni distancimin social, kemi emrat e të infektuarve…

0
Gjigandi

Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, Policia e Shtetit ka apeluar qytetarët që të respektojnë me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

“Respektoni  protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.” thotë policia:

Njoftimi i policisë:

Policia apelon për qytetarët për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID- 19

🔴Të nderuar qytetarë,

RonaTyra

🔴Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

🔴Respektoni  protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.

🔴Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

🔴 Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19.

🔴 Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore  në fuqi.

🔴Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ju falënderon për mirëkuptimin dhe  bashkëpunimin, tuaj për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu