Hapja 100% e listava, Rudina Hajdari e lumtur pas vendimit të Bashës: Më në fund!

0
Gjigandi

Deputetja demokrate Rudina Hajdari u shpreh se ndjehet shumë e lumtur pas vendimit të opozitës për hapjen 100% të listave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari tha se do vazhdojë të insistojë për hapjen 100% të listave, kauzë që e bashkon me Bashën, ndërsa Rama është shprehur për hapje të pjesshmë.

“Më në fund pranoi që listat e hapura janë zgjedhja më e mirë për të forcuar demokracinë. Për dy vjet përpjekjet tona kanë qenë të forta për hapjen e listave. Kemi tre pozicione pro hapjes së listave. Në vazhdojmë t’i qëndrojmë propozimit tonë për hapjen 100% të listave. Për çështjet e tjera do konsultohem me deputetët opozitare. Jam e lumtur që PD iu bashkua kësaj kauze të rëndësisshme. Ka qenë rrugëtim i gjatë, por kemi tre palë që mbështësin plotësisht listat e hapura. Jam vërtetë shumë e lumtur.”, tha Rudina Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu