Reporteri për Shqipërinë në PE del me mesazhin e rëndësishëm: I bëj thirrje kryeministri Rama që…

0
Gjigandi

Edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bashkohet dënimit të veprimit të qeverisë dhe të dhunës policore.

Bashkë me eurodeputetin Gahler ai apelon ndaj Edi Ramës që të ndalë dhunën ndaj aktivistëve e artistëve të ndalë shembjen e godinës e të dialogojë me shqiptarët e me Europa Nostra.

“Shembje e godinës së Teateit Kombëtar gjatë natës sot.

Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar. “- tha Lega.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu