Ramën, Metën apo Berishën, cilin do të shpëtonte Pëllumb Pipero nëse të tre do të paraqiteshin në spital?

0
25
blank
Gjigandi

Mjeku Pëllumb Pipero u përball me një pyetje shumë të vështira në “Klanifornia”.

Atij iu kërkua të thoshte se cilin mes Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, do të shpëtonte nëse të tre do të paraqiteshin në spital.

Pjesë nga intervista

Dua t’ju pyes, nëse do të vinin në Covid, në spital dhe do i kishit ju në dorë. Pra nëse do të vinin njëkohësisht Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe të treve ju duheshe respirator, e ju të kishit vetëm një, na e thoni hapur këtu, kë do të zgjidhnit?

Pëllumb Pipero: Berishën.

Pse?

Pëllumb Pipero: E kam pas pedagog…

E ça pastaj? Ilir Meta është më i ri mo, këta i kanë bërë vitet.

Pëllumb Pipero: Po a më pyete kë do të zgjidhja?

Po a nuk kanë prioritet më të rinjtë në këtë rast?

Pëllumb Pipero: A më pyetët mua kë do të zgjidhja? Unë nuk jam si ata, jam ky që jam. Unë Berishën do të zgjidhja.

D.m.th. do të lije dy djem të rinj të vdisnin dhe do zgjidhje Berishën, që është më i moshuar se këta?

Pëllumb Pipero: Do t’i jepja mundësinë maksimale Berishës.

Ok.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu