Lippi: Serie A duhet të rifillojë

0
43
blank
Gjigandi

Marcello Lippi ka përsëritur qëndrimin e tij sa i përket fatit të Serie A.

Ikona italiane e stolit, Lippi, ka përsëritur mendimin e tij se sezoni në Serie A duhet të rifillojë.

Përkundër kundërshtimeve që kishte për protokollin e qeverisë dhe FIGC, trajneri italian beson se skuadrat duhet gjetur një pajtueshmëri dhe të rifillojnë sezonin.

“Situat të cilën po e përjetojmë tani më zemëron. Çdo ditë dëgjojmë se jemi së bashku, por pastaj të gjithë bëjnë çfarë duan, si në nivelin shkencor ashtu edhe në atë politik”, ka thënë Lippi.

Lexo edhe:  Ribery bën testin për koronavirus

“Ne jemi në 2020 dhe mund të dërgojmë pajisje në Mars, por nuk po gjejmë vaksinën për Covid-19? Pse mos të fillojë futbolli? Nuk është se dy muaj më parë goditi tsunami, tani pvirusi po humb forcën dhe spitalet janë organizuar”, ka shtuar ai.

“Ka shumë demagogji për futbollin. Është industri masive dhe duhet të trajtohet ashtu”, ka thënë ndër të tjerash Lippi.

Mbetet të shihet nëse klubet e Serie A do të pajtohen me protokollin e ri që pritet të prezentohet nga FIGC dhe Qeveria e Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu