Rama paralajmëron qytetarët: Nëse shifrat e të prekurve me koronavirus do të rriten, atëherë do të mbyllemi

0
Gjigandi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një komunikim live ka folur rreth situatës së krijuar nga karonavirus dhe ju bënë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Teksa theksoi se rritja e numrit të të shtruarve në spital është më shumë sesa në kulmin e pandemisë, Rama u shpreh se nëse kjo situatë vazhdon kështu do të jemi të detyruar të mbyllemi sërish në karantinë.

Ai është shprehur se:

Numrat e të infektuarëve po rriten po ashtu edhe shtrimet. Çka është më shqetësueses është trendi në rritje, jo vetëm do na sjelli dëme të rënda në shëndetin e njerëzve po do të na detyrojë të na kthejë mbrapsht, tek KARANTINA, deri në daljen e vaksinës.

Si do ja bëjmë?

RonaTyra

Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat apo do e bëjmë si lopa që i bie me shkelm kovës së qumështit kur e mbush?!

Nuk dua të bëhem i përsëritshëm por jam shumë i shqetësuar dhe nuk dua të bëj sehir, armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më tepër shtrime në spital se sa në kulmin kur ishim mbyllur në shtëpi.

Ekonomia bie edhe ngrihet prapë të vdekurit nuk ngjallen prapë!

E di mirë sa kanë duruar të gjithë, nuk dua as ta mendoj e jo më të them fjalën karantinë. Nëse vazhdojmë kështu e nëse nuk ndryshojmë sjellje e nëse numrat e të shtruarëve rritet, atëherë me keqardhje por realisht nuk do kemi ca të bëjmë dhe do fillojmë nga e para, siç po ndodh edhe në disa vende të tjera.

Të bëjmë gjënë e duhur për familjen tonë, e kemi vetë ne dorë, secili prej nesh e ka në dorë. Të ringrihemi shpejt të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu