Rakacolli: Nga 872 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri, mbi 70 % janë shëruar

0
43
blank
Gjigandi

Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se nga 872 raste të prekura me Covid-19 në, 70 për-qind prej tyre janë shëruar.

Në edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka theksuar se Shqipëria së bashku me Kosovën qëndrojnë më së miri në rajon sa i përket menaxhimit të kësaj pandemie.

“Për momentin ne vazhdojmë të themi se pandemia është nën kontroll deri tani, por natyrisht që ne mendojmë se jemi akoma jo afër përfundimit”.

“Aktualisht në Shqipëri që nga koha kur u regjistrua rasti i parë më 9 mars 2020, janë diagnostifikuar rreth 872 njerëz nga të cilët mbi 70 për-qind janë të shëruar. Shifrat kanë ardhur duke zbritur – sot kemi pasur vetëm katër raste të reja”.

“Nuk jemi shumë të entuziazmuar për këtë sepse mendojmë se me lehtësimin e masave, ndoshta mund – që nëse nuk i respektojmë siç duhet ato masa që janë vendosur – të presim një lloj rritje të infektimit”.

“Ne vazhdojmë të mos e kemi të gjithë Shqipërinë zonë të gjelbër. Tirana vazhdon të mbetet zonë e kuqe. Durrësi, Shkodra, Kruja dhe Kurbini po ashtu mbeten zone e kuqe”.

“Në zonat e kuqe njerëzit e kanë më të kufizuar lirinë e lëvizjes. Kufizimi më i madh është se nuk janë hapur shkollat dhe çerdhet. Sistemi ynë shëndetësor nuk është ende i hapur për të gjitha sëmundjet e tjera. Transporti publik nuk është ende krejtësisht funksional, pra vazhdojmë të kemi kufizime”.

Sipas Rakacollit,  nëse ka rritje të numrit të rasteve me Covid-19, mund të ketë kthim në masat e mëparshme që janë më shtrënguese.

“Nëse qytetarët nuk i respektojnë si duhet rregullat ne mund të kthemi mbrapa. Por, nëse gjërat avancojnë, ne mendojmë që me 1 qershor t’i hapim çerdhet dhe kopshtet”.

“Ne mendojmë që se bashku me Kosovën kemi rezultatet më të mira sidomos me numrin e vdekjeve. Ne mund të jemi më të mirët në rajon. Ne jemi më mirë se Sllovenia që është e para në rajon”.

“Besojmë se nga mesi i muajit qershor do të hapen kufijtë. Ne bëjmë një politikë që i përshtatet momentit. Jam e sigurt se gjatë muajve korrik-gusht do të funksionalizohen plazhet tona, por jo sikur më parë – natyrisht se do të ketë rregulla më të forta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu