Policia arreston katër persona për vepra të ndryshme penale

0
Policia arreston katër persona për vepra të ndryshme penale
Gjigandi

Katër persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, policia tha se në pranga ra shtetasi E. A., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

K.D., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

T.X., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

E.M., 18 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

RonaTyra

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. R., 19 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu