Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli për situatën ku ndodhet sektori i turizmit gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Klosi tregoi edhe arsyen pse nuk lejohen njerëzit të bëjnë plazh. Gjatë 2 javëve të fundit mjekët kanë thënë që plazhi nuk është i dëmshëm por shumë i mirë në luftën kundër virusit.
-Pse nuk i lejoni njerëzit të bëjnë plazh?
Klosi: Këtë pyetje keni 2 muaj që ma bëni. Në fillim më keni pyetur pse nuk lejohet të dalin njerëzit të dalin nga liqeni. Tani ne nuk lejojmë plazhet se aty do ketë një grumbullim të njerëzve duke rrezikuar përhapjen e virusit.
Nuk është e thënë se doli dielli dhe virusi u largua. Jo, virusi është aty, nuk ka ikur.
Ministri tha se me datë 1 qershor do të hapen plazhet por duke pasur kujdes dhe respektuar rregullat.
Klosi: Jua tha kryeministri shumë qartë. Më 1 qershor hapen plazhet. Do të vendosen shezllonet në plazhe, por nuk do të lejohen beach baret direkt. Ne hapëm hotelet, pastaj hapëm restorantet dhe tashmë po bëhemi gati për të hapur plazhet.
Çdo gjë që do të hapet gradualisht. Kjo hapje po bëhet me anë të rregullave të paracaktuara.