Shumë njerëz besojnë se janë duke e ulur rrezikun e sëmundjeve të shumta duke iu larguar sheqernave dhe duke hequr dorë nga pijet që përmbajnë sheqer të shumtë.
Duke pretenduar këtë, këta njerëz kalojnë në pije dietike me shpresë që nuk janë të rrezikshëm dhe që nuk përmbajnë sheqerna, por sipas shkencëtarëve këto pije janë të dëmshme njëjtë sikur pijet e tjera me sheqer.
Studimet kanë zbuluar një lidhje në mes pijeve që përmbajnë ëmbëlsues artifcial me humbjen të kujtesës dhe me infarkt në zemër, po ashtu edhe me kancer të gjirit, leukeminë dhe tipin e dytë të diabetit, raporton “Natural Soulution Magazine”.
Asociacioni i shëndetit të zemrës në Amerikë kanë kryer një hulumtim rreth ndikimit në pijet dietike në shëndetin e njeriut dhe kanë ardhur në këtë përfundim ku thuhet se pijet me ëmbëlsues artficial ndikimin më së shumti e kanë në zemrën dhe kujtesën e njeriut e sidomos në shkaktimin e infarkteve dhe humbjes së kujtesës.