Opozita e bashkuar ka kërkuar që tryeza për Reformën Zgjedhore të mblidhet sërish nesër në orën 17:00.
Ky njoftim vjen vetëm pak orë pas kreu i opozitës Lulzim Basha pati një takim me ambasadorët e SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë.
“Ne vijim te diskutimeve te deritanishme dhe faktit qe mbledhja e dates 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit per ceshtjet e percaktuara ne axhenden e Keshillit Politik, propozojme mbledhjen e Keshillit neser, date 2 qershor 2020, ne ora 17.00.
Perfaqesuesit e Opozites
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili”, thuhet në njoftim.