Numri i lartë i rasteve në fasoneri, Spahia: E pacipë hedhja e fajit te qytetarët, fajtor është vetëm Rama

0
Gjigandi

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia shkruan se hedhja e fajit te qytetarët për rritjen e numrit të të infektuarve është diçka e pacipë.

Sipas Spahias përgjegjës për infektimin e punëtorëve të fasonerive ka vetëm një përgjegjës është vetëm Edi Rama.

Spahia: Fajin nuk e kanë fasoneritë, por Edi Rama. Sa e pacipë hedhja e fajit tek qytetarët nga Ogerta Manastirliu për numrin e rritur për të dytën ditë rradhazi të të infektuarve me COVID. E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Dhe është krejt e qartë se ka vetëm një përgjegjës për infektimin dhe përhapjen nga fasoneritë! Ai është Edi Rama e jo qytetarët! Për shkak të natyrës së punës në fasoneri, është e pamundur shmangia e kontaktit me të tjerët!

Edi Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve të tyre. Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i çoi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij.
Rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu