Kombinimi i shegës dhe hurmave me farë është një kombinim perfekt për të parandaluar bllokimin e arterieve. Kjo është një përzierje e cila mund të zvogëlojë forcimin në zemër me 33% dhe redukton yndyrën e depozituar në 28%.
Shega dhe hurmat arabe përmbajnë antioksidantë, të cilat zvogëlojnë një proces të quajtur aterosklerozë, ku arteriet bëhen të vështira për t’u bllokuar dhe depozitat yndyrore reduktohen me rreth një të tretën.
Nëse njëra prej pllakave pëson këputje, atëherë ajo mund të formojë mpiksje të gjakut që mund të bllokojë furnizimin me gjak të zemrës, duke shkaktuar në këtë mënyrë një sulm në zemër.
Shkencëtarët që kanë provuar formulën vunë re se njerëzit me rrezik të lartë për problemet e zemrës, por edhe njerëzit e shëndetshëm, mund të përfitojnë nga pirja e gjysmë gote lëng shege në ditë, së bashku më konsumimin e tre hurmave arabe.
Hurma e Arabisë konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje. Çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë! Hurma shërben si ilaç natyral edhe te: anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut, si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.
Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, ndërsa ajo është një nga të paktat fruta e cila ka vitaminat A, B, C, D, E. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e saj është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind.
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ky lëng jep rezultate edhe në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë.