Të ngjitësh shkallët me këmbë, duke evituar ashensorin, mund të zgjasë jetën sidomos nëse e kaloni ditën ulur në një tryezë pune pa bërë aktivitet sportiv. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në spitalin universitar të Gjenevës, në Zvicër.
Studiuesit kanë ftuar 69 nëpunës super sedentarë që të heqin dorë nga ashensori dhe për një periudhë kohore prej 3-mujore të përdornin vetëm shkallët për t’u ngjitur në zyrën dhe banesat e tyre.
Rezultati? Sipas studiuesve, që pas disa javësh punonjësit patën përmirësime të dukshme si: përmirësim në peshë, tensionin e lartë dhe vlerat e kolesterolit në gjak, me një rrezik më të pakët vdekshmërie, i cili ishte ulur në vlerën 15%.