Në 24 orë policia arreston 15 persona, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim

0
Gjigandi

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka vënë në pranga 15 shtetas për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, si edhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 15 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, si edhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. G., 42 vjeç, i cili është kapur në flagrancë duke i dhënë një sasi lënde narkotike të dyshuar heroinë, shtetasit J. Gj. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. G. u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi J. Gj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, i shtetasit E. C., 30 vjeç, si edhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 23 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, për arsye verifikimi.

RonaTyra

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Gj., si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur R. Gj., 17 vjeç, pasi në zonën e Institutit Bujqësor, kanë goditur për shkak të detyrës faturuesin e OSHEE-së dhe i kanë thyer atij aparatin matës.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 39 vjeç, pasi, për motive të dobëta dhe në prezencë të dy fëmijëve të mitur, ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 37 vjeç, sepse në rrugën ”Ramazan Gaxherri”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. L., 22 vjeç, A. D., 33 vjeç, A. K., 21 vjeç dhe V. C., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-D. D., 33 vjeç, E. M., 26 vjeç, R. I., 65 vjeç, P. K., 58 vjeç dhe T. T., 32 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi E. O., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë“.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu