Ndërpriten punimet në unazën e madhe të Tiranës, shkak bëhet banesa e Nexhmije Hoxhës

0
Gjigandi

Punimet në zonën e rreth-rrotullimit te ish-sheshi “Shqiponja” janë ndërprerë.

Kjo për shkak banesës, në të cilin ka jetuar Nexhmija Hoxha.

Banesa nuk është shpronësuar e për këtë arsye punimet janë pezulluar.

Kjo konfirmohet nga përgjegjës të punimeve kompanisë e cila po kryen punimet e Lotit të dytë të Unazës së Madhe.

Pas shpronësimit nga ana e qeverisë, banesa ku ka jetuar Nexhimje Hoxha do të prishet për t’i hapur rrugë vijimit të punimeve.

RonaTyra

Banorët jashtë kamerave tregojnë se ditët e fundit rritmi i punimeve ka rënë, kjo ndoshta për shkak të pritjes së vendimit për shpronësimin.

Ata thonë se pjesëtarë të familjes Hoxha kanë nisur të zhvendosin orenditë nga shtëpia, çka lë të nënkuptohet se prishja e banesës do të ndodhë së shpejti.

Në katin e dytë të kësaj godine që prej vitit 1994 ka jetuar Nexhmije Hoxha. Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu