E rëndë! Çifti shet në internet djalin e porsalindur…

0
Gjigandi

Një çift i varur nga droga, është akuzuar në Kinë se kanë shitur djalin e tyre në internet për £7. 000, që të blinin metamfetaminë!

Prindërit vendosën për të tregtuar fëmijën e tyre tetorin e kaluar dhe arritën një marrëveshje me një tjetër çift në një platformë online. Një ditë pas shitjes të së birit, çifti është arrestuar nga policia.
Ato u gjetën në një hotel dhe iu sekuestruan drogë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Raportohet se fatmirësisht djali është shpëtuar nga policia dhe kujdestaria e tij i ka kaluar gjyshërve. Çifti i identifikuar si Z. Wang dhe zonja Zhog, kishin krijuar një varësi nga droga dhe për këtë arsye ishin mbuluar me borxhe të shumta.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu