Mjeku shqiptar tregon se kur duhet ta presim valën e dytë të Covid-19

0
Gjigandi

Imunologu Genc Sulçebe, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, u shpreh se është normale që viruse të tilla si koronavirusi i ri të kenë një valë të dytë.

Në lidhje me valën e dytë të Covid-19 në vendin tonë, Sulçebe tha: “Këto viruse rikthehen. Në vendin tonë zakonisht rikthehen nga nëntori. Unë mendoj se deri në nëntor nuk duhet të trembemi dhe deri atëherë do të kemi imunizim të përgjithshëm të popullatës”.

Sipas imunologut, tani që ka nisur lirimi i masave, popullata duhet të mësohet me përdorimin e maskës: “Duhet të mësohemi me mbajtjen e maskës tani që janë çliruar masat. Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me këtë virus. Ka shumë sëmundje më vdekjeprurëse sesa koronavirusi, nuk duhet të tmerrohemi”.

Kur u pyet mbi lajmet e shumta që qarkullojnë mbi pandeminë, Sulçebe këshilloi që të bëjmë kujdes ndaj lajmeve të rreme apo teorive konspirative: “Kam dëgjuar për një nobelist japonez që u tha se ka qenë në laboratorin e Wuhanit dhe aty kishte kuptuar origjinën e virusit. Ishte një lajm krejtësisht i rremë që u përhap dhe ishte çorientues. Ka edhe shumë teori konspirative në të gjithë botën. Secili thotë gjithçka dhe është vështirë për njeriun që të orientohet. Është e dëmshme që të thuash se koronavirusi nuk ekziston, që është shpikje dhe ne nuk ka nevojë që të ruhemi. Shkencërisht është e qartë se ky virus është kudo dhe transmetohet nga njerëzit. Mjafton të ruajmë rrugët e frymëmarrjes me maska, mos të rrimë në grup dhe të ruajmë higjienën. Kaq mjafton që të ruhemi, nuk ka nevojë për informacione të tjera që mund të jenë të dëmshme”.

“Shkencëtarët që botojnë në revista shkencore serioze thonë që nuk ka mundësi që ky virus të jetë krijuar në laborator. Ata thonë që ky virus është shumë i ngjashëm me një tjetër që është gjetur te lakuriqët e natës. Sipas tyre, duhej të paktën 20 vjet që ky virus të kishte evoluar dhe të kalonte te njeriu. Gjatë këtyre viteve, virusi mund të ketë kaluar në një kafshë ndërmjetëse që ka shërbyer si urë, nga lakuriqi i natës te njeriu. E njëjta gjë ka ndodhur me HIV/AIDS, këto janë fenomene që ndodhin”, shtoi Genc Sulçebe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu