Mjeku Koduzi: Shqipëria duhet të ishte hapur që në prill

0
Gjigandi

Gazmend Koduzi kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD u shpreh se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për aplikimin e testeve.

Ai theksoi se duhen respektuar masat higjienike dhe distanca fizike është shumë e rëndësishme për parandalimin e virusit.

“Shqipëria duhet të ishte hapur që në prill. Duke parë të gjitha shifrat zyrtare. Në fund të marsit, pothuajse ka arritur nën 1. Shqipëria ka qenë një nga vendet e para me ashpërsinë e masave. Dhe nuk ka qenë e nevojshme që masat të merreshin kaq gjatë. Nuk e zhdukim dot virusin, ai do të jetë prezent. Por duhet treguar kujdes dhe duhen respektuar masat”, theksoi Koduzi ne abc.

Më tej Koduzi u shpreh se pandemia ka shkaktuar pasoja të tjera duke filluar nga ekonomia, apo edhe pasoja psikologjike.

Sakaq ai theksoi se personat që kanë kaluar koronavirusin nëse bien në kontakt përsëri me të kanë një imunitet më të lartë. Gjithashtu ai shtoi se qytetarët duhet të shijojnë të gjitha stinët, por duhet të tregohen të kujdesshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu