Mësoni si përgatitet brusketa

0
Gjigandi

Përbërësit

10 domate qershi

8 fletë borzilok

250 gr Mocarela

4 feta bukë

RonaTyra

4 kokrra ullinj të zinj

rigon

1 thelpi hudhër

vaj ulliri (ekstra i virgjër)

kripë

Përgatitja

1-Për përgatitjen e këtyre brusketave, si fillim vendosini në një tigan me zjarr të ulët fetat e bukës duke i thekur, por jo deri në momentin që ato të thahen.

2-Më pas, me thelpinë e hudhrës, lyeni bukën, duke e kaluar hudhrën disa herë sipër bukës.

3-Në një tas, hidhni domatet qershizë, që më parë i keni prerë në katërsh. Shtojini djathin mozarella, të cilin e keni prerë në kubikë të vegjël, shtojini kokrrat e ullinjve, rigonin, kripën, gjethet e borzilokut të prera në copa të vogla dhe në fund vaj ulliri. Përziejini mirë të gjithë përbërësit.

4-Me ndihmën e një luge, hidhni sipër bukës të gjithë përbërësit që përgatitët pak më parë dhe në fund shtojini sipër pak vaj ulliri.

5-Brusketat kapreze janë gati për t’u servirur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu