Ky është ndihmësi i ri i Guardiolas

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka emëruar mentorin e tij dhe trajnerin që e ka inspiruar, Juan Manuel Lillon, asistent të tij, ka njoftuar klubi i Premier Leagues të martën.

Lillo 54-vjeçar, do të marrë postin që ka mbetur vakant pas largimit të Mikel Artetas, që tashmë është trajner i Arsenalit.

Spanjolli Lillo bashkohet nga Qingdao Huanghai, të cilën skuadër e ka ndihmuar që të promovohet në Superligën e Kinës.

Lillo, që më parë ka drejtuar Real Sociedadin, Vissel Koben dhe Real Oviedon, ka punuar me shumë lojtarë të talentuar gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Andres Iniestan, David Villan dhe Yaya Touren. Ai po ashtu ishte trajner i Guardiolas në fund të karrierës së tij si lojtar, gjatë kohës së përbashkët në Meksikë te Dorados.

RonaTyra

“Bashkëpunimi me Pepin ka nisur shumë vjet më parë dhe jam i lumtur që i bashkohem ekipit të tij”, ka thënë Lillo për faqen zyrtare të Cityt. “Manchester City ka pasur suksese të mëdha në edicionet e fundit dhe ka luajtur futboll shumë të bukur. Është kënaqësi të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj të jap kontribut të vlefshëm që sukseset e klubit të vazhdojnë”.

City do të luajë ndaj Arsenalit më 17 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu