Ndarja nga jeta e ish-trajnerit, Rei Manaj me dedikim prekës

0
20
blank
Gjigandi

Ditë zie në futbollin italian. ish- trajneri i Interit, Luixhi Simoni është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas disa muajsh i shtruar në spital për shkak të një goditje në tru, të pësuar që në vitin e kaluar. Ai arriti të fitonte Kupën UEFA me zikaltërit në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai është aktivizuar me skuadrat e Juventusit, Napolit dhe Torinos. Simoni  deri në vitin 2015 ishte presidenti i Kremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit. Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtarë në “Instagram”, sulmuesi i Kombëtares shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-presidentit duke shkruar:

“I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent.

Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”,-shkruan Rei.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu