“Mesazhi i një demokrati”/ Rama lexon komentin: Tek çadra populli nuk erdhi, në Astir na ngeli libri i çunit të Fahriut, Luli tani e paska syrin…

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Rudina Hajdarit lidhur me Reformën Zgjedhore dhe tek debate për ndryshimin e sistemit por edhe për Teatrin Kombëtar duke lexuar siç tha ai komentin e një demokrati në facebook.

Rama citon se në 2013 thanë për të se do bjerë pasi bënte premtime që nuk mund të mbahen: “Në 2017 pritën popullin tek çadra, por shkoi Luli dhe i tha dilni se fituam. Më pas në Astir fitorja e vetme ishte që Edi Rama nga Vlora në Tiranë i ra prej Elbasanit, populli nuk erdhi, erdhën fadromat dhe ngeli vetëm libri i cunnit të Fahriut.”

Më pas thotë Rama lepuri flinte tek Teatri kurse tani Basha i ka vënë syrin Reformës Zgjedhore.

”Nuk ja vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the, dhe I dëgjon të përkthyera gabim gna shqipja në shqip.
Po shfrytëzoj këtë replikë për të, për t’ju lexuar një koment nga f b të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua por në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të karakatinës italiane tek Teatri.

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini që do bjeri shpejt se ka premtuar gjëra që sbëhen. Erdhi 2015 na iku dhe Tirona dhe na erdhi një tjetër.

RonaTyra

Na thatë futemi në çadra se do bjeri, se do vijë populli, populli nuk erdhi erdh Luli tha dilni se fituam. Pastaj na than a e futi Amerika.

Ikët nga parlamenti, na ikën dhe bashkitë, populli nuk erdhi se u tretën edhe ata të bashkive. Pastaj na thanë hajde tek Astiri. Fitorja e vetme ishte që Edvin

Libri i çunit të Fahriut tek Astiri. Pastaj na doli që lepuri fle tek Teatri. Iku dhe Teatri dhe populli prap nuk erdhi, kurse tani Luli e paska synin tek Reforma Zgjedhore.”- tha Rama duke mos e çuar deri në fund fjalën pasi koha e tij mbaroi.

Kjo gjë është kaluar me batutë nga deputetja opozitës së re, Rudina Hajdari, e cila tha se nëse do të lejohej do t’ia jepte kohën e saj, me argumentin se “Rama është bërë për ujë të ftohtë”.

“Doja t’jua jepja edhe tre minutat e mia, sepse ishit bërë për ujë të ftohtë. Teatri duhej diku tjetër dhe ajo aty. Ne duhet ta kishim ruajtur si monument kulturor. Por ju ja keni marrë shpirtin këtij vendi dhe këtij qyteti”, tha Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu