Kanë dalë detaje të reja në lidhje me deklaratën e shqiptarit Aleksandër Luca, i cili tha se ishte rrahur dhe përdhunuar në qelinë e burgut.
Ai tregoi se kishte humbur ndjenjat dhe ishte zgjuar pa rroba në një ambjent tjetër të burgut, jo në qelinë e tij.
Aleksandër Luca është dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin, abuzim seksual dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi.
Mediat greke shkruajnë sot se, gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë.
Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.