Lufta ndaj COVID-19/ Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri: Masat e marra nga qeveria të suksesshme, ulën numrin e të vdekurve

0
Gjigandi

Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri Bettina Menne e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria për fat të mirë ka pasur më pak të vdekur nga koronavirusi sesa shumë vende të Europës Perëndimore.

Ajo shtoi se disa masa të marra kanë qenë efikase për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në mënyrë masive.

“Në Shqipëri fatkeqësisht vetëm 31 persona kanë humbur jetën. Sot ka vetëm 3 persona në kujdes intensive. Kurba është ruajtur mirë. Ka vatra të nxehta si Tirana, Durrësi, Kruja, Shkodra etj që ju i quani zona me rrezik. Fatkeqësisht në Shqipëri humbën jetën disa persona, por për fat të mirë këtu nuk ndodhën kaq shumë vdekje. Masat do kenë qenë të sukseshme, pasi përndryshe do kishit problem të madh me spitalet sidomos. U ndal fluturimi me avionë, u ndalua lëvizja për aq sa e ishte e mundur, u ndalua kontakti fizik që të mos transmetohej virusi nga njeriu tek njeriu, sidomos tek ata persona që kanë sëmundje shoqëruese. U morën masa si ulja pak larg nga njëri tjetri në bare, kudo. Duhet vazhduar me kujdes të madh me masat e higjenës dhe me shmangien e konktakteve që mund të kenë rrezik”, tha Menne.

Më tej, Menne ka treguar sesi është përhapur fillimisht pandemia në botë.

“Në fillime u shfaq pandemia e koronavirusit në Kinë, ndërsa më pas u shfaq në Tajlandë. Në 20 janar dhamë njoftim dhe më datë 22 ne kemi dhënë deklaratën se virusi mund të shpërndahet nga njeriu tek njeriu dhe duhet kujdes. Kjo pandemi është me shqetësim ndërkombëtar. Fillimisht pandemia u përhap në Uahan, ndërsa kishte pak raste në Itali prsh. Përcaktimi si epidemi globale u bë më datë 11 mars. Në fund të janarit ne e cilësuam si cështje të rëndësishme për mbarë globin”, shtoi ajo.

RonaTyra

Bettina Menne deklaroi më tej se vendet në botë që kanë marrë masa të menjëhershme kanë pasur më pak të vdekur e të infektuar me Covid-19.

“Si është e mundur që në Shqipëri një komitet teknik u mblodh në fund të janarit? U morën masa, ndërsa në vende të tjera nuk ndodhi kjo gjë. Vendet që morën masa menjëherë janë më pak të prekura nga pandemia e Covid-19. OBSH përbëhet nga vendet e veta. Në Shqipëri u mblodh komiteti në fund të janarit, kurse në vende të tjera u mblodh më herët. OBSH nuk ka vetëm hetim të brendshëm, por do marrë për bazë të gjitha fazat e pandemisë. Hetimi ndërkombëtar do të shikojë punën që kanë bërë të gjitha vendet anëtare”, u shpreh përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu