‘Duart lart’! Ja si u dorëzuan skafistët e drogës para snajperistëve grekë – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një operacion i madh antidrogë u zhvillua në ujërat territorial greke, pasi dy gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria, kanë tentuar të futet në ujërat turke.
Njëra nga gomonet është ndaluar, pas të shtënave nga policia greke, ndërsa në pranga ka në rënë tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, sipas mediave greke.

Autoritete greke i kishin vëzhguar prej disa ditës gomonet, të cilat po lëviznin nga bregdeti shqiptar, në drejtim të Turqisë.
Gomonet u pikasën fillimisht nga rojet bregdetare turke, të cilët i ndoqën, por pa sukses.
Më pas ishte polica greke, e cila angazhoi në operacion 10 anije të Marinës greke dhe një avion Frontex, të cilët bënë të mundur ndalimin e njëra nga anijet.
Mediat greke kanë publikuar së fundmi edhe pamjet e operacionit, ku shihet se si trafikantët dorëzohen para forcave të rendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu