Lleshaj: RENEA ka kontrolluar për eksploziv në ambientet e Teatrit Kombëtar

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në ambientet e Teatrit Kombëtar para operacionit të shembjes.

Sipas tij, policia mori masa për shkak të indikacioneve se mund të ketë dhunë.

“Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, nëpërkëmbet dhe të jetë objekt barcoletash dhe anektodash. Policia së pari duhet të merret me pesha të rënda. Së pari tu vërë gjoba në personazheve publikë se sa qytetarëve. Ata marrin në telefon për të ndëshkuar shefin. Kjo është arsyeja pse kërkojnë numrat e identifikimit për t’i shantazhuar. Policia kur vepron në mënyrë të organizuar, identiteti i të gjithë policëve është identiteti i drejtuesit të tyre.

Është e ligjshme që policia të mos ketë nr e identitetit. Jo çdo polici e përdor. Sot takova një nr të konsideruar të FRONTEX të kufirit tonë. Të vetmit që kishin nr ishin policët shqiptarë. Asnjëri nuk kishte. Policia kur vepron në mënyrë të strukturuar, identiteti është i barabartë me drejtuesit të tyre. Ju kërkoj që të bëni dy tre minuta kërkim në internet të një proteste të dhunshme në Itali…

Në artikulimin verbal ka pasur kërcënime për përplasje të fortë deri në gjakderdhje. Policia e ka pasur drojën se mund të kishte reagim të ashpër dhe për këtë arsye ka kontrolluar detajisht brenda. Nuk e di konkretisht se çfarë kanë pasur. RENEA ka kontrolluar për eksploziv. Besoj ka pasur edhe qen. Janë procedura standarde. Në përgjithësi nuk kam parë armë. Madje, as ato armë që janë të detyruara me ligj si shkopin e gomës”, tha Lleshaj në emisionin “Java” në RTSH.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu