Kufijtë në Evropë hapen në qershor, vendet jashtë BE duhet të presin për marrëveshje

0
Gjigandi

Bashkimi Europian do të mbajë të mbyllur kufijtë me vendet që nuk janë pjesë e Unionit të paktën deri në 15 qershor.

Në përgjigje të gazetares së Rtv Ora, Alba Kepi, Vincenzo Amendola, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse në këtë datë do të hapen kufijtë apo do të shtyhen në një moment të dytë.

Alba Kepi:  Ministër. Shqiëpria prej datës 1 qershor hap kufijtë e mbyllur për shkak të pandemisë. Kur do të jetë e mundur që qytetarët shqiptarë të udhëtojnë drejt Italisë? Po ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e jo anëtarë të Bashkimit Europian kur do të jetë e mundur?

Ministri Vincenzo Amendola: Komisioni Europian në udhëzuesit e tyre ka informuar se të paktën deri më 15 qershor kufijtë ekstra Schengen do të qëndrojnë të mbyllura. E po presim të kordinohemi në këtë drejtim me vendet e tjera anëtarë të BE. Do të verifikojmë sëbashku nëse në datë 15 qershor do të jetë e mundur hapje e kufijve ekstra Schengen ose do të shtyhet përsëri.  Vendimi për hapjen e kufijve të Italisë më datë 3 qershor për vendet anëtare të BE e për vendet e zonës Schengen erdhi pas një mbledhje të zhvilluar mes ministrave homologë të këtyre vendeve e me ministrat e turizmit. Informoj Komisioni Europian ka udhëzuar 5 dokumentacione për hapjen e kufijve në 3 faza të ndryshme; në fazën 0, fazën 1 e fazën 2. Italia ka vendosur që në fazën 1 që nis më 3 qershor të eleminojë kushtet për udhëtimin mes vendeve anëtare të BE e ekstra Schengen si heqja e regjimit të karantinës dhe të vetëdklarimit për motivin e udhëtimit. Italia ndjek udhëzimin e Komisioni Europian që ndalon lëvizjen me vendet ekstra Schengen. Italia respekton zgjedhjet e bëra nga vendet e tjera, por Italia në këtë drejtim lëviz nën kordinimin e Bashkimit Europian.

Alba Kepi: Si e vlerëson Italia ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian? Së fundmi janë zhvilluar mjaft manifestime të forta popullore kundër qeverisë në kët vend, e të lidhrua dhe me shembjen e një objekti historik të arkitekturës italiane. Jeni në dijeni?

RonaTyra

Ministtri Vincenzo Amendola: Unë kam punuar për arritjen e këtij rezultati për hapjen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Është një rezultat i rëndësishëm që bën të shpresosh dhe për të adhmen gjeopolitike të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kemi arritur një kompromis të mirë me 27 vendet anëtare  e mendojmë të ecim pëpara në këtë drejtim. Ndërsa sa i takon çështjeve të brendshme që po ndodhin në Shqipëri nuk dua të shprehem.

Mbi Presidencën kroate të Bashkimit Europian, ministri italian Vincenzo Amendola shprehet se “qe një presidencë pa fat për shkak të koronavirusit e cila ndryshoi axhendën europiane e disa projekte si  Konferenca për të ardhmen e Europës, apo mbyllja e bilancit shumëvjeçar”.

Presidenca kroate, tha ai, kreu një punë mjaft të mirë në fazën përgatitore të tyre por që ndryshuan për shkak të pandemisë.

“E megjithë këtë u kryen disa arritje si nisja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. E mjaft mirë i shkon në këtë drejtim dhe presidencës kroate”.

Mbi kërkesat ekonomike të Italisë në përballimin e emergjencës së koronavirusit në nivel europian e për të ashtuquajturin recovery found, Ministri italian u shpreh se kjo javë e nisur është mjaft e rëndësishme pasi më datë 27 maj, Komisioni Europian do të bëjë publik propozimin e tij për bilancin europian e për Recovery Found.

“Kriza ekonomike ka përfshirë jo vetëm Italinë por 27 vendet anëtare, ka prekur linjat integruese të tregut të përbashkë komunitar, sektorin e eksportit në çdo vend e kapacitetin ekonomik të tyre. E burimet financiare për të përballuar një krizë të tillë duhet të jenë shumë ambicioze e superiore dhe ndaj propozimit franko-gjerman për një recovery found prej 500 miliardë euro. E këto burime financiare nuk vlejnë vetëm për Italinë por për të gjitha vendet anëtare, tregun e përbashkët ekonomik e reformat që po kryhen në institucionet europiane e që po shtyhen prej kohësh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu