Sa më shumë që na u shtohen vitet, aq më të mençura e me më përvojë bëhemi.
Rrudhat gjithashtu vijnë me moshën, por ato janë vetëm një telash që lehtë zgjidhet.
Më poshtë i keni disa metoda shkencore se si ti shmangni rrudhat.
Vendosni jastëkë nën duar para se të flini
Kjo do t’ju ndihmojë t’i shmangni rrudhat në pjesën e gjokseve.
Pjesa më e vështirë është të mësoheni të flini të shtrirë në shpinë, por brenda pak javëve do ta shihni se gjendja e lëkurës është përmirësuar dukshëm.
Hulumtimet gjithashtu tregojnë se ky pozicion është më i miri për gjumë kualitativ.
Vendoseni një peshqir nën kokë
Edhe koka duhet të pushojë mirë.
Më së miri është të flini në jastëk ortopedik, por nëse nuk keni, mund të flini në një peshqir të palosur mirë.
Vendoseni një jastëk nën gjunjë
Dallimi mes nivelit të këmbëve dhe trupit që e shkakton ky pozicion e përmirëson qarkullimin e gjakut.
Hidratimi është shumë i rëndësishëm
Po, është kaq e thjeshtë. Bëjeni rregull të aplikoni krem hidratues në zonat problematike çdo mëngjes kur zgjoheni dhe çdo natë para se të flisni.
Është dëshmuar se në 90 për qind të rasteve, rrudhat e parakohshme shfaqen për shkak të mungesës së lagështisë.