Hoxha: Shembja e Teatrit, ekspozimi më radikal i një sistemi të zhveshur nga çdo vlerë humane

0
Gjigandi

I ftuar në Ora News, profesori i Filozofisë dhe këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha u shpreh se me shembjen e Teatrit u shemb një pjesë e moshës së Tiranës si kryeqytet.

Hoxha shtoi se me shembjen e Teatrit u bë ekspozimi më radikal i një sistemi të zhveshur nga çdo vlerë humane.

Elvis Hoxha: Me shembjen e Teatrit kemi shembur një artikulim thelbësor mes gjuhës së trupit, gjuhës së fjalës dhe shpërndarjes demokratike të kësaj fjale. Teatri nuk ka lindur si aftësi e disa tragjedianëve, por ka lindur si transmetim i katastrofave njerëzore në konfigurimin politik të agorës. 

Ç’është Teatri? Ishte një kompleks, në qendër të Tiranës, qendër që përmbante njësinë e historinë e Tiranës si kryeqytet, pra, moshën e Tiranës si kryeqytet. Qendra është simboli moshës së Tiranës kryeqytet. Këtë ne e sabotuam. Nuk mund të matet dëmi estetik, pasi ne e dobësuam përbërësin estetik të lëndës politike. Ne detyrimisht nuk po ndërtojmë as demokraci, as ndjeshmëri e as respekt të tjetri, kemi shkatërruar gjithçka. 

2 vjet e 3 muaj rezistencë, ishte agora që po punonte. Kësaj larmie fjalësh, emrave dhe ndjeshmërive në një kompleks teatral, ne ju përgjigjëm me uniforma. Daljes publike të Teatrit, ne ju përgjigjëm me ilegalitet natën. Emrave të njerëzve ju përgjigjëm me polici pa numra. Ishte dhuna lakuriqe. Me shembjen e Teatrit u bë ekspozimi më radikal i një sistemi të zhveshur nga çdo vlerë humane. Kjo shembja ishte aspekti më estetik i varfërisë estetike që gëzon ekzekutivi në Shqipëri. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu