Hapen aplikimet për skemën kombëtare, Rama: Bujqësia po ndryshon falë rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të BE

0
Gjigandi

Ngas nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare. Lajmin e ka bërë të ditur kryeminsitri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Ai tha se në bujqësi po ndodh ndryshim real falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të Bashkimit Europian.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes. Duan s’duan ata që kurrë nuk do duan të shohin e të pranojnë ndryshimet reale, sot në bujqësi ndryshimi real po ndodh dhe falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të Bashkimit Europian, ku këtë vit jemi në vendin e parë për financime në mbështetje të projekteve të fermerëve, janë plot investime të reja në proces, në një shumë të përgjithshme për mbështetjes së bujqësisë pakrahasimisht më të lartë se më parë.

Nga ana tjetër skemat kombëtare të mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me skemat e programit të BE-së dhe adresojnë nevoja specifike që nuk mbulohen nga financimet europiane.

Jo vetëm kaq, po procesi i aplikimeve nga fermerët është kthyer nga nje torturë letrash, ecejakesh, pritjesh e rryshfetesh, në një proces fare të thjeshtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, ku përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt, në pak minuta aplikimi i shkon AZHBR-së dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë.

RonaTyra

Nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare dhe duke ju uruar sukses aplikantëve, uroj të keni të gjithë një ditë të mbarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu