“Do paguheni edhe pse jeni në punë”, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

0
Gjigandi

Kryeministri Rama është shprehur sot se bizneset që kanë përfituar nga paketa e parë dhe e dyte ekonomike do të vijojnë të marrin pagat e luftës edhe pse do hapen.

Ai tha se deri tani 7.5 mld lekë të reja kanë shkuar për të paguar pagat e luftës për punëtorët që u prekën nga mbyllja e bizneseve për shkak të COVID-19.

“Sa i përket biznesit, kemi shqetësime për pagat por janë të lidhura me aspekte teknike. Nuk janë përgjegjësi e institucioneve. Problemet me IBAN-in është një nga problemet. Është një pjesë e vogël, procesi i korrigjimit kërkon kohën e tij. Ka edhe nga ata që nuk kanë aplikuar fare dhe nuk e di nga e presin. Tatimet i thonë ejani aplikoni.

Kam dëgjuar komente të ventilatorëve mediatikë. Baret dhe restorantet do të happen të hënën dhe do të marrin pagën e dytë dhe të tretë. Po kështu edhe gjithë të tjerët. Ne akoma kemi proces për të zhvilluar. Të gjitha këto po i ndjekim përditë. Të gjithë do të marrin atë që iu takon. Kjo është pak por e sigurtë. Nuk janë pak por janë dhjetra mijëra, sot që flasim 7.5 mld lekë të reja të paguara dhe do të vazhdojmë”, tha Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu