Velipoja bëhet gati/ Operatorët besojnë se sezoni do të vijojë edhe në shtator

0
Gjigandi

Bizneset në Velipojë po bëjnë përgatitjet e fundit përpara hapjes se plazheve me datën 10 Qershor.

Adrian Çipuri, drejtues i një prej operatoreve turistik, është optimist, e pavarësisht situatës se krijuar nga pandemia,   beson se ky sezon do të jetë i sukseshëm dhe do të vazhdoje edhe pas muajit shtator.

Edhe sa i përket zbatimit të distancave për çadrat në bregdet, duket se nuk do të këtë problem. I detyruar nga situata, biznesi në Velipojë po mendon edhe për pushuesit prandaj këtë vit, janë krijuar paketa turistike me çmime me të ulëta se sa sezonet e kaluara.

Në vitet e fundit, qarku i Shkodrës I ka kushtuar më shume vëmendje turizmit dhe kjo është përkthyer në numër më të madh vizitorësh. Fakti që brenda pak orësh mund të vizitosh bukuritë e alpeve si Thethi apo Shala dhe pastaj të shijosh bregdetin e Velipojës, ka tërhequr vëmendjen e mijëra turisteve të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu