Covid19, eksperti i Shëndetit Publik: Shqipëria, vendi fundit në Evropë sa i përket testimeve për 1 mijë banorë

0
Gjigandi

Covid19, eksperti i Shëndetit Publik: Shqipëria, vendi fundit në Evropë sa i përket testimeve për 1 mijë banorë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka qartësuar kritikat që ka ai për Komitetin Teknik dhe menaxhimin e pandemisë në Shqipëri.

Dasho thotë se Shqipëria ka pasur mungesë strategjie, sidomos tek testimet pasi nuk mjafton vetëm epidemiologu me çantë që gjurmon rastet, teksa thekson se Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve për 1 mijë banorë.

Më tej Dasho thotë se ekspertët nuk janë gjithologë, dhe ekspertët e fushave të veçanta i munguan pikërisht Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ai thotë se në atë Komitet ka më shumë zyrtarë politikë dhe administrativë se sa ekspertë, teksa munguan virologët, imunologët, statisticienët, epidemiologët.

RonaTyra

”Unë nuk e di rregullat e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pork am komentuar në lidhje me atë që quajmë karantina. Për mendimin tim në prill dhe maj kanë qenë të tepërta, mjaftonte marsi për të parandaluar përhapjen.

Duhet të ketë një lidhje mes masave ta jashtëzakonshme dhe kufizuese, dhe mosshtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme është vendim i mirë. Sëmundjen tashmë e njohim, është bërë e zakonshme.

Unë nuk kam arritur të kuptoj strategjinë e Komitetit. Kam parë mungesë strategjia. Vende të ndryshme patën reagime të ndryshme. Në shkurt ose mars u pa se ishin dy strategji, ose përhapja sa më e ngadaltë, duke mos lejuar shpërthimet, ose përpjekja për të eleminuar totalisht virusin, pra jo ekzistent në një shoqëri. Përafrimin e ashpër e zbatuan ishujt, Tajvani, Kore e Jugut, Zelanda e Re. Menduan se ndërtuan strategji të tilla që të izolonin në kohë çdo rast. Kjo kërkonte masa shumë të ashpra. Vende të tjera kuptuan se virusin nuk e zeron dot. Dhe ato parandaluan apo ndaluan dyndjet apo shpërthimet e pakontrolluara. Këtu hyjnë vendet europiane si Shqipëria. Suedia pati rast ekstrem pasi në disa raste çëdoi. Por kuptuan që për shkak të shkëmbimeve nuk e zeron dot.

Unë e kam ndarë në dy grupe. Grupet e politikanëve dhe ekspertëve. Politikanët janën ë tagrin e një pozicioni zyrtar. Kontributi i tyre nuk mund të jetë në aspekte shkencore. S’kam pasur konotacion negative. Por për shkak të një pozicioni politik apo administrative janë aty.

Nuk mund të rri pa veçuar, ka pasur kolegë që nuk kanë qenë në pozicionin e duhur. Eksperti nuk është gjitholog. Dëmton në mënyrë indirekte shëndetin e popullit. Komiteti i Ekspertëve kur përballet me këtë në kufijtë e emergjencës kombëtare, duhet të japësh ekspertizën e fushës tënde të ngushtë. Eksperti shprehet në fushën e vet të kompetencës. Sa më e ngushtë fusha, aq më shumë ndihmon. Pastaj ka një ekip, që duhet dhe pjesa politike apo vendimmarrëse që analizon inputet e ekspertëve dhe merr vendimin. Nuk e kemi parë këtë përafrim”, tha Dasho ne news24.

Mangësitë

Profesioni i epidemiologut është jashtëzakonisht i rëndësishëm në kushte emergjence. Epidemiologu analizon rrethanat, dhe nuk i sheh rrethanat si statistika. Epidemilogu merr të dhënat dhe i vendos për analizë.

Statisticieni i vendos po ashtu të dhënat. Kështu dhe virologu, imunologu. Këto specialitete i munguan Komitetit të Ekspertëve. Një pjesë e madhe politike dhe administrative. Pra e disbalancuar. Shumë pak ekspertë.

Po ashtu dua të them që Shqipëria është vendi fundit në Europë sa i përket testimeve për 1 mijë banorë. Kjo është e pafalshme pasi jo që ne nuk i kemi mundësitë, por nuk luftohet me atë epidemiologun me çantë që shkon shtëpi më shtëpi për të gjurmuar rastet.

Duhen testime, edhe bota ka hapur çadra për të testuar popullatën.’’- tha Dasho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu