Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar pasditen e sotme debatet politike brenda grupit Parlamentar demokrat. Ai u shpreh se listat e hapura krijojnë më shumë mundësi.
“Nuk lidhem sepse nuk kam karamele në fyt, nuk kam marrë para nga taksat publike. Rama ka 22 vjet në politikë, Basha 15 vjet dhe ende vazhdojnë të qëndrojnë. Të 6 qeveritë kanë punuar me paratë publike me të njëjtën njerëz”, shprehet Murrizi.
Murrizi thotë se nuk ndikohet nga argumentet e kryeministrit Rama. “Nuk e kuptoj arsyen se përse shqetësohet Rama dhe lideri i Opozitës Lulzim Basha nga ne, përderisa na konsiderojnë të papërfaqësuar?!”