Caka: Shtim të bashkëpunimit ekonomik dhe më shumë investime japoneze në Shqipëri

0
Gjigandi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrine Punëve të Jashtme të Japonisë Z.Kneji Wakamiya .

Fokusi i bisedës ishte masat që do të ndërmerreshin pvr shtimin e bashkpunimit ekonomik dhe sjelljen e më shumë investimeve japoneze në Shqipëri .

“Sot zhvilluam një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, z. Kenji Wakamiya .

Mirënjohje Japonisë për ndihmën e vyer dhënë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë COVID-19.

Biseduam veçanërisht për marrjen e disa masave për shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe sjelljen e më shumë investimeve japoneze në Shqipëri”.

RonaTyra

Sipas Kryediplomatit Cakaj, rritja e komunikimit të lartë politik duhet të përkthehet edhe në një rritje cilësore të ndërveprimit ekonomik. Prandaj, homologët shprehën gatishmërinë për vijimin e vizitave të larta ndër-shtetërore, sapo të lehtësohen masat e imponuara nga pandemia.

“Rritja e komunikimit të lartë politik duhet të përkthehet edhe në një rritje cilësore të ndërveprimit ekonomik. Prandaj, do të fillojmë me vizita të larta ndër-shtetërore sapo të lehtësohen masat e imponuara nga pandemia.

Gjithsesi, vlerësuam shumë pozitivisht bashkëpunimin dypalësh dhe u pajtuam për t’i dhënë mbështetjen njëra-tjetrës në një varg nismash ndërkombëtare”.-u shpreh Cakaj në një reagim në Faacebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu