Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur “Bregu i Lumit”.
Një person ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën.
“Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Ndërkohë po në Tiranë, në rrugën “Dritan Hoxha”, mjeti me drejtues shtetasin H.M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin P.Z., 60 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa tek Ish-dogana, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi R.K., 59 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.