Befason infeksionisti Stroni, tregon se kur do të përfundoj COVID-19 në Shqipëri

0
Gjigandi

Mjeku infeksionist, Gent Stroni, është shprehur sot se në vendin tonë në sajë të ndërgjegjësimit të popullatës pas kufizimeve drastike, nuk ka pasur asnjë fluks të shtrimit të pacientëve me koronavirus.

Stroni tha se është e rëndësishme që të krijohet imuniteti i tufës, por sipas ecurisë, në vendin tonë duket se virusi do të zgjasë më shumë.

“Normalisht do të ishte mirë që ne të krijonim imunitetin e tufës, që është një vaksinë më vete. Këta persona që u janë marrë serologjitë dhe kanë pasur situata të sëmundjes, dalin pozitivë, kjo është e rëndësishme, pasi më pas ky person del i infektuar dhe nuk e ka më potencialin e infektimit. A është 8 % një shifër e duhur? Ne jemi shumë larg atij imuniteti që duhet të shkojë deri në 60 %. Epidemia do të zgjasë pasi ne nuk kemi imunitet të tufës, por nuk di të them se cili është kampioni që është marrë për të bërë këtë 8 %”, ka thënë mjeku.

Stroni thotë se nëse flasim për ambiente të mbyllura është i rëndësishëm përdorimi i maskës pasi ndryshe është në një ambient të hapur.

“Nëse një person i infektuar mban maskë e ul ndjeshëm nivelin e infektimit”, tha mjeku Stroni duke folur në AbcNews.

RonaTyra

Ndër të tjera mjeku ka theksuar se ky është një virus që përfshin të gjithë moshat, por askush nuk duhet të trembet se nuk do të thotë se do të vdesim nga ky virus. Një pjesë e madhe e të infektuarve janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu