Gati laboratori i dytë për COVID-19 në QSUT, Eugena Tomini jep lajmin e mirë

0
Gjigandi

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka treguar se në QSUT është gati laboratori që do bëjë testet për të zbuluar infektimet e COVID-19. Një intervistë në Tv Klan, Tomimi tha se në laboratorin në QSUT do të zhvillohen testimet për negativizimin për të gjithë pacientët e shtruar.

 “Kapacitetet e laboratorit të virologjisë janë në gatishmëri për situatën e parashikuar me 500-600 tamponë në ditë, ndërkohë laboratori në QSUT është duke u përgatitur për testimet për negativizim për pacientët që janë në spital, për ata që do shtrohen, të gjithë këta do testohen me PCR”, tha Tomimi.

Ky do jetë laboratori i dytë i licencuar nga OBSH që mund të punojë gjatë pandemisë. Nga ana tjetër në ISHP është laboratori që do të kryejë testet e hetimit epidemiologjik për rastet e reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu