Arrestohet për ngacmim seksual ndaj 4 mbesave të mitura 76-vjeçari shqiptar në Greqi

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ku është arrestuar një shqiptar 76-vjeç  i akuzuar për ngacmim seksual ndaj 4 mbesave të tij.

Mësohet se gjyshi ngacmonte seksualisht 4 mbesat e tij. 76 vjeçari kishte shkuar për një vizit tek djali në Selanik në zonën Neapoli, por për shkak të pandemisë së koronavirusit vizita zgjati më shumë. 

Sipas mediave greke ishte një grua, banore e zonës e cila ka parashtruar ankesën në një organizatë greke për mbrojtjen e fëmijëve “To hamogelo tou paidiou”  për veprime të turpshme të një 76-vjeçari ndaj 4 mbesave të tij.

Sakaq, 76-vjeçari ka mohuar akuzat, por policia ka vendosur ta arrestojë. Ditën e nesërme  do të mbahet seanca për të moshuarin, ku do të përballet me akuza të rënda.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu