Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 21 vjeçari shqiptar

0
Gjigandi

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në vendin e quajtur Perama në ishullin e Mitilinit në Greqi.

Sipas policisë lokale, gjatë aksidentit kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar, 21 vjeç.

Policia thotë se viktimat po udhëtonin me motor në aksin Papadhou-Perama, një prej akseve kryesore të ishullit të Mitilinit, në kohën që u përplasën me njëri tjetrin.

Prej përplasjes mbeti i vdekur në vend 21 vjeçari shqiptar Salea Hamzai, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital edhe 19 vjeçari grek.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në ishullin e Mitilinit. Ata thonë se viktima është djalë i një familje me reputacion të mirë në ishull. /TCH

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu